Elbasanllinjtë e kalojnë vitin e ri në spital, 25 qytetarë…

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe në Elbasan një pjesë e qytetarëve e kanë kaluar vitin e ri në spital pasi e kanë tepruar ne alkoolin. Nga spitali bëjnë me dije se 25 qytetarët kanë shkuar në urgjencë dhe kanë marrë ndihmë për shkak se kanë qenë në gjendje të dehur.

Drejtoria Vendore e Policisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë incident gjatë mbrëmjes festive.

Moti me diell në këtë ditë të parë të Vitit të Ri 2022 ka bërë që shumë persona të vërshojnë në rrugë për shëtitje, me fëmijët e vegjël dhe familjarë të tjerë.

Edhe në qytete te tjera raportohet se ka pasur persona që kanë marrë ndihmë në spital për shkak të problemeve që lidhen kryesisht me teprimin me alkoolin.

Zjarr Tv Ad