Mesazhi i Erdogan për vitin 2022: Vendet e zhvilluara nuk janë aq të forta sa duken, njerëzimi po vuan!

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mesazhin e Vitit të Ri, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se fuqitë globale nuk arritën të adresojnë bollëkun e sfidave me të cilat u përball bota në 2021, si: pandemia, kriza klimatike, migrimi i parregullt dhe konfliketet rajonale.

“Është një fakt i pamohueshëm që vendet e zhvilluara nuk janë aq të forta sa duken dhe nuk mund të udhëheqin botën nëpër këto kriza”, ka thënë Erdogan.

Në fjalën e tij ai theksoi se Turqia punoi shumë për të kapërcyer probleme e sfida të ndryshme gjatë vitit 2021. Sipas tij shëndetësia gjatë pandemisë ishte një shembull i shkëlqyer i sukseseve të vendit të tij së bashku me përpjekjet për mirëqënien sociale, si dhe hapat për të rritur sigurinë e stabilitetin politik.

Zjarr Tv Ad