Ish-kryeminisri Sali Berisha thotë se 2022 do jetë viti I demokratëve.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai poston një foto ku shihet me dy gishtat e ngritur lart, teksa shkruan se ky do jetë viti I demokratëve.
“2022 do të jetë padyshim viti i demokratëve, Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve që duan dheun e tyre!” shkruan Berisha në postimin e tij.
Kujtojmë që pas datës 5 janar pritet që të ketë zhvillime në Partinë Demokratike, pasi disa ditë më parë Belind Këllici në emër të Komisionit të Rithemelimit, u shpreh sa kreu I PD, Lulzim Basha ka kohë deri në 5 janar që të lërë zyren e kryetari vullnetarisht.
Ata kanë paralajmëruar se nëse Basha nuk largohet ata do të futen vetë (demokratet) në zyrë. Mbetet për të parë parë se cfarë do të ndodhë me PD.