Ultimatumi i Berishës për Bashën, Alibeaj: Klithma të zbehta të një agonie politike

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, u shpreh se objektivi kryesor i PD është përballja me regjimin e Edi Ramës.

Përsa i përket datës 5 ku Komisoni i Rithemelimit i ka kërkuar Lulzim Bashës të lërë zyrën dhe datës 8 kur do të zhvillohet protesta, Alibeaj në një intervistë për RTV, i ka konsideruar si klithma të zbehta të një agonie politike.

Ai thotë se lëvizjes së ndërmarrë nga Sali Berisha i mungon moraliteti politik.

“E gjithë jo lëvizje e Berishës i mungon një element thelbësor, moraliteti politik. Ky vend nuk bën zgjedhje të rregullta, të lira, të ndershme. Këtu do duhet të shohim se çfarë situate kemi përballë. Unë besoj se demokratët patën aftësinë e tyre dhe për të qortuar për aq sasa e menduan në zgjedhjet e 25 prillit, siç edhe i dhanë besimin Lulzim Bashës për atë rezultat për atë betejë dhe pikërisht për atë lloj përthithje të madhe simpatie që bëri në 650 mijë shqiptarë që votuan në kushte terrori elektoral”, tha ai.

Ndër të tjera ai tha se gjatë këtyre tre muajve Berisha ka bërë një luftë personale duke thyer dhe premtimet e bëra.

“Dëmi më i madh që lëvizja e Berishës ka bërë në këto tre muaj, ka qenë një luftë personale, me një hall personal, në thyerje të premtimit që bëri. Edhe kërkesa e lëshuar për të ardhur me datë 5 apo me datë 8 për të kapur selinë është një lloj mbivendosje duke keqpërdorur gjendjen emocionale të rëndë të demokratëve, për atë se çfarë ndodhi më 25 Prill”, u shpreh Alibeaj.

Zjarr Tv Ad