Prej 8 ditësh i zhdukur, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 43 vjeçarit në ujërat e lumit Drin

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

43 vjeçari Tofik Xhika doli për të peshkuar 8 ditë më parë në ujërat e lumit Drini i Zi, por nuk u kthye më në shtëpinë e tij.

Prej 8 ditësh, familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë kanë kërkuar ditë e natë, por pa rezultat. Nënndihmë të tyre shkuan edhe polumbarët e RENEA-s, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën.

Familjarët e 43 vjeçarit kanë marrë privatisht 2 polumbarë për të kërkuar trupin e të afërmit e tyre, por edhe pse kanë kaluar shumë ditë, nuk ka asnjë shenjë nga Tofik Xhika.

Zjarr Tv Ad