Deklarata e kryeministrit Kurti për njohje reciproke e irriton Vuçiçin: Nuk e di se çfarë flet

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte dhe “pa diktim për palën serbe”. Ai komentoi dhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha se janë të gatshëm për marrëveshje me Serbinë, por në mënyrë që ajo ta ketë në qendër njohjen reciproke.

“Ju vutë re dy gjëra me kujdes dhe në mënyrë serioze nga deklaratat e Albin Kurtit. Së pari, ai tha se dialogu sigurisht që mund të zhvillohet, por njohja reciproke duhet të jetë në qendër. Kjo ishte pika një. Sepse e kuptova që ai nuk e kupton se për çfarë po fliste.

Ai tha se ata janë në një rrugë të pastër evropiane dhe do të kërkojnë anëtarësimin në BE, dhe se Serbia është anëtare e Bashkimit Euroaziatik. Ai nuk e kupton se çfarë është nënshkrimi i një marrëveshjeje dhe çfarë të jesh anëtar”, është shprehur Vuçiç, raportojnë mediat serbe.

Kryeministri Albin Kurti më parë tha se janë të gatshëm që marrëveshja përfundimtare me Serbinë të ndodhë edhe gjatë vitit 2022, por një gjë e tillë varet edhe nga Serbia.

“A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë prej Serbisë sesa prej Kosovës meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshjet që nuk e nënkupton si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht, jo vetëm që s’janë të pranueshme për neve, por edhe nuk janë të dobishme për askënd”, është shprehur kryeministri i Kosovës.

Zjarr Tv Ad