Nga Petrit Vasili
Ali Baba nuk ka faj, 40 hajdutët po!!
Në një aferë qindra milionëshe si inceneratorët, ku përgjegjës janë një tufë ministra e kryetarë bashkie, që të gjithë rilindas, vetëm Edi Rama del e thotë se ai vetë nuk ka asnjë përgjegjësi. Të gjithë këta kanë mbi kokë vetëm atë… Edi Ramën. Ali Baba i ka 40 hajdutët në punë përditë, po kur vjen puna te përgjegjësitë, ja çfarë thotë:
“Përgjegjësia është individuale, shumë individuale, Çdokush që merr një detyrë zgjidhet për 1000 arsye, të cilat nuk bien në momentin që ai ose ajo gjenden në faj. Por ama në atë moment ai është vetëm”. Deviza e Ali Babës është: “Vjedhim bashkë, por përgjegjësia është e juaja individualisht”!
Shqiptarët e dinë të gjithë se Ali Baba është përgjegjësi kryesor nën komandën e të cilit bubrrojnë të 40 hajdutët. Peshku qelbet nga koka, dhe koka është Ali Baba!