Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar në lidhje me “zhurmën” e krijuar gjatë ditëve të fundit për Festivalin e Këngës në RTSH. Përmes një postimi në rrjetet sociale Aurela shkruan se çdo vit në lidhje me fituesit ka diçka që thuhet mbrapa.
Ajo risolli në vëmendje fitoren e këngëtares Nora Nishliu e cila në fillim u “kryqzua” dhe më pas kur arriti që të rënditej në vend të pestë e lavdëruan dhe krej papritur bënë “krenarë”. Sipas Aurelës në Shqipëri e njëjta gjë ndodh edhe me futbollistët të cilët njëher i shajnë dhe më pas i ngrenë në piedestal.
Postimi i plotë:
Festivalet…konkurrimet… gjithmonë sjellin edhe gjykimet. Lind gjithmone pyetja, e meriton apo jo? Nuk ka rëndësi se kush fiton, është gjithmone fituesi i rradhës…. Gjithmonë ka një pse, pse ky ose ajo? ÇFAREDO TE BËHET, GJITHMONË KA DICKA TË THUHET. PËR MIRË A KEQ. MBAJ MËND KUR FITOI RONA NISHLIU, JUUUUU ,ÇFARE NUK THATË . DUKE FILLUAR NGA 1 -PSE ME TË QARA DO IKIM NE ATJE?
2 – PSE ME ULERIMA, CFARE ESHTE KJO KENGE VAJI, ETJ ETJ ETJ,QË JU I DINI VETË Se u turrët më heretikë se vetë fetarët më të mëdhenj.
KUR AJO VAJZA QË SHIHTE PUNËN E VETE, E FOLI VETËM ME PUNË ,KUR KËNGA E ,PERFORMANCA E SAJ , ,PËR ÇUDINE TUAJ, BËRI QË SHQIPËRIA TË RENDITEJ E 5 NË EUROVIZION, JU PAPRITUR U BËTË KRENARË.
NDERKOHE AJO KENGE AKOMA MERRET NGA TE HUAJT SI SFIDE PËR T’U KËNDUAR. EDHE KËTË E DINI MIRË. E NJEJTA NDODH ME FUTBOLLISTËT, NJË HERË I SHANI ,NJË HERË I NGRINI NË PIEDESTAL, TË NJËJTET I QUANI TRADHËTARË ,NJË HERË KRENARI E KOMBIT. PËR TË NJEJTËT INDIVIDË. Tani, meqë jam njeri i lirë, ta them edhe unë nje gjë të vockël. Unë jam shumë e ftohtë në gjykim.
Konkurrimet kanë qënë pjesë e jetës sime, janë të vështira për nga ana emocionale, janë ngarkesë për ata që punojnë, madjje edhe për familjet e tyre që marrin emocionet e fëmijeve të tyre. Secili prind sigurisht deshiron që femija i vetë te fitojë. E ndoqa festivalin,sidomos natën e dytê, isha në salle si spektatore. Nuk po futem fare té gjykoj. Secili ka shijet e veta e aty s’guxoj fare te hyj. Tani, a ka gjithmone nje këngë më të arrirrë se një tjetër? Sigurisht, gjithmone ka mirë e më mirë.
Por, në momentin që dikush shpallet fitues, pse të mos japim kurajo? Që ai-ajo ,kushdo qoftë ,të marre kurajo të punojë edhe më fort? A ka të pagabueshëm? Le të ngrejë dorên ndonjë që bën çdo gjë perfekt. Do të doja ta njihja. Akoma se kam takuar . Fundja fundit, dikush do të fitojë. Mos të bëhemi të këqinjtë e vetes tonë duke shperndarë negativitet. Le të themi një herë te vetme, janë disa të rinj që punojnë. Do gabojnë, do rrezohen, por do mësojnë. Le të mësojmë të rrahim krahët e dikujt që punon. Kushdo qoftë ai-ajo ! Kaq kisha për këtë temë.