Akademikja Lea Ypi në një intervistë për “The Guardian” tha se ka marrë shumë komente nga shqiptarët me ofendime për librin e saj “Free”. Libri tregohet nga këndvështrimi i saj si fëmijë, Shqipërinë e viteve 1980, kur ajo u mësua të adhuronte diktatorin Enver Hoxha.
E teksa tregonte për librin, ajo ka folur edhe për zërat, ku u tha se ajo do të bëhej presidente e ardhshme e Shqipërisë. Më tej, në artikullin shkruhet se prania e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe shumë prej ministrave të tij u keqinterpretua.
“Unë jam shumë kritike ndaj qeverisë shqiptare, por njerëzit mendonin se unë po manipulohesha ose po përvetësohesha prej tyre” tha ajo. “Perceptime të tilla kanë nxitur edhe thashethemet e rreme se Ypi do të bëhet presidente e ardhshme e Shqipërisë” shkruan “The Guardian”.