Nga sot administrata dhe punonjësit e marketeve duhet të paraqesin certifikatë ose tampon negative

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga sot të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe ata të qendrave tregtare duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit në vendet e tyre të punës, ose nëse nuk e kanë duhet të dorëzojnë tampon negativ çdo javë.

Ky është urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë i vendosur një muaj më parë.

Vaksinimi i detyrueshëm vjen si pasojë e ngadalësimit të ritmit të vaksinimit por edhe për shkak të varianteve të reja që janë në qarkullim dhe që mund të përkeqësojnë situatën e pandemisë.

Për ata që nuk e kanë bërë vaksinën por e kanë kaluar sëmundjen, e vlefshme mund të jetë dhe certifikata e shërimit që lëshohet nga autoritetet shëndetësore.

Zjarr Tv Ad