Sali Berisha njofton protestë më 8 Janar: Në orën 12.00, para selisë së Partisë Demokratike!

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë më datë 8 janar një protestë para godinës së Partisë Demorkatike. Thirrja i është drejtuar gjithë demokratëve dhe do të nisë në orën 12.00. Ndryshe nga e para që u mbajt para Kryeministrisë, demokratët këtë herë do protestojnë para selisë së tyre.

“Jo bunker i pengut por shtëpi e demokratëve! 8 janar 2022, ora 12.00. Vendi: Para selisë së Partisë Demorkatike”, ky është njoftimi që po shërndahet në rrjet nga anëtarët e Grupit të Rithemelimit të PD.

 “Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire”, thuhej ndër të tjera në një deklaratë të grupimit të mësipërm. Partia Demokratike i është përgjigjur kësaj deklarate, duke thënë se Sali Berisha po planifikon të sulmojë selinë.

“Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur”, thuhet ndër të tjera në deklaratën zyrtare të PD.

Zjarr Tv Ad