Në Tiranë, rifilluan deklaratat e tensionuara mes Partisë Demokratike dhe ndjekësve të ish kryetarit Sali Berisha.
Këta të fundit njoftuan për një protestë para selisë së PD-së të shtunën, kundër atij që e quajnë “bunkerizimit dhe personalizimit të partisë prej kryetarit Lulzim Basha”.
Ky grupim i kishte lënë një afat deri të mërkurën kryetarit Lulzim Basha, që të lironte zyrat me pretendimin se pas Kuvendit në stadium dhe referendumit, ai ishte i shkarkuar dhe se PD do të rithemelohej prej tyre.
Partia Demokratike zhvilloi dy javë më parë Kuvendin e saj, ku vendosi që të mos pranojë në asnjë post drejtues persona të shpallur non grata nga SHBA.
Duke përjashtuar automatikisht zotin Berisha nga të gjithë funskionet në parti.Zgjodhi drejtues të rinj në të gjithë postet, prej nga u shkarkuan përkrahësit e zotit Berisha për shkelje të statutit të partisë.
Pas shpalljes non grata së zotit Berisha dhe familjarëve të tij.
Diplomatët amerikanë i kërkuan publikisht zotit Basha që ta largojë zotin Berisha nga grupi parlamentar dhe janë shprehur se nuk takohen me persona non grata si Sali Berisha dhe nuk do të komunikojnë me PD-në, nëse ai kthehet aty./VOA/