Nuk deklaroi 60 mijë euro në kohën kur ishte deputet, kallëzim penal për Myslim Murrizin

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës me akuzën e fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të parave. Denoncimi për Murrizin është bërë nga Sektori i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë.

Përmes firmës së tij “Murrizi 2009”, ish-deputeti dyshohet se nuk ka deklaruar një shumë prej 60 mijë eurosh dhe ka kryer transaksione të dyshimta nga kompania “Justiniani” te “Murrizi 2009”. Firma e Myslim Murrizit, në bashkëpronësi me vëllain e tij Besnik Murrizi ushtron aktivitetin e përpunimit të mermerit në fushën e ndërtimit.

Vetëm një nga transaksionet e fiksuar nga policia rezulton se për llogari të kompanisë “Murrizi 2009”, është kryer një transaksion prej 515 mijë euro. Ndërsa në vijim ka pasur dhe transaksione të tjera, të cilat policia i cilëson si të pajustifikuara. Gjithashtu Murrizi akuzohet nga policia se ka fshehur të ardhurat, duke mos i deklaruar pranë institucionit të ILDKPI-së.

Mes informacioneve të depozituara është edhe vendimi i Gjykatës së Durrësit për dënimin e Mylsim Murrizit me 3 vite burg për mitmarrje, ndërsa vendimi është konvertuar në shërbim prove. Më pas, Gjykata e Lartë ka prishur vendimin duke i dhënë Murrizit pafajësinë. Episodi bën fjalë për denoncimin e biznesmenit Qemal Kozare në vitin 2003, i cili deklaroi në atë kohë se i dha Murrizit një shumë prej 750.000 lekë të reja për të mbyllur shkeljet e kryera në Doganën e Qafë-Thanës. Në atë kohë Murrizi ishte në krye të një grupi të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Por pasi problemi në doganë nuk u zgjidh për biznesmenin Qemal Kozare në datën 14 shtator 2006, i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë së Pergjithshme të Doganave, ku, ndër të tjera shkruan se “I kam dhënë bakshish, Myslim Murrizit, për të mbyllur veprimin e gabuar, nga i cili kishte lindur detyrimi doganor”.

Zjarr Tv Ad