Presidenti Meta i jep gradën “Gjeneral Brigade” Drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm, emërohet dhe Komandanti i Forcës ajrore

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar me gradën ‘Gjeneral Brigade’, kolonel Bilbil Bitrin. Me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti Meta, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i ka dhënë gradën e “Gjeneral Brigade”, drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Po kështu Kreu i Shtetit ka dekretuar emërimin “Komandant i Forcës Ajrore” të gjeneral brigade Ylli Pulaj, i cili mbante detyrën e Zëvendës Komandantit të Forcës Ajrore.

Zjarr Tv Ad