Milo: Rama po e sjell Erdoganin në ditën kur…

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Historiani Paskal Milo në studion e lajmeve të MCN TV zbuloi një fakt interesant në lidhje me vizitën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Tiranë.

Milo tha se data 17 janar e vizitës së Erdogan në Shqipëri përkon me ditën e vdekjes së prijësit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, që udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Osmane.

“Vizita e Erdogan në Shqipëri vjen në ditën që ka vdekur Skëndërbeu. Nuk e di nëse kjo ka një lidhje, apo është rastësi”.

“Turqia është një fuqi rajonale që ka pretendime të mëdha dhe mbështetur në traditën historike të Turqisë, patjetër që ndan me shqiptarët dhe popullsi të tjera një histori të përbashkët. Si e tillë BP ka një rëndësi për Turqinë për gjeopolitikën rajonale. Ajo e sheh Ballkanin si një sferë ku mund të ushtrojë aktivitetin e vet.

Zjarr Tv Ad