Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve në televizionin që ai drejton, të quajtur “Alternativa”. Dodik e ka cilësuar këtë vendim të SHBA-ve si të “pa kuptimtë”. Sipas tij ky vendim është një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe fjalës së lire, ndërsa shtoi më tej se nuk e di arsyen se përse u ndëshkua nga SHBA.
“Ndoshta gjëja e parë që ju bie në sy është koha e shpalljes së këtij vendimi, pra në prag të festës më të gëzuar të të Krishtlindjes. Historikisht ne si komb jemi sulmuar në festa të mëdha dhe e di që ata që qëndrojnë pas këtij vendimi e dinë. Gjëja e dytë që më vjen në mendje është se një vend që krenohet me të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias ka sanksionuar median”, tha Dodik për mediet boshnjake.
“Për herë të parë më thanë se po e shkel Dejtonin, pa thënë se ku e kam shkelur Marrëveshjen e Paqes. Tani, siç dëgjoj, akuzohem edhe për korrupsion dhe kundër meje nuk po zhvillohet asnjë procedurë penale për korrupsion në BeH dhe askund në botë”, shtoi më tej anëtari serb, Dodik.