Plani i çiftit për vjedhjen “spektakolare”, 36-vjeçari me të dashurën i grabisin kushërirës rreth 18 mln lekë në Tiranë (EMRAT)

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për një vjedhje, ku kanë marrë mijë lekë, euro, paund dhe flori.

Bëhet me dije se policia ka shpallur në kërkim shetatsin Lefter Dauti, 36 vjeç banues në Tiranë, dhe Qamile Hakorja, 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër.

36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij, shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, 26-vjeçare, ka organizuar vjedhjen e valixhes.

26-vjeçarja është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri.

Zjarr Tv Ad