Pas publikimit te listes se pagave nje nder emrat qe ra ne sy ishte ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila në databazë figuronte e punësuar dhe me një pagë prej 116,667 lekësh, ndonëse prej 6 muajsh ajo vijon të jetë në arrest shtëpie.
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka reaguar ne lidhje me kete duke shkruar nder te tjera se :
“Mardhëniet e punës dhe ato financiare të znj.Rovena Poda u pezulluan menjëherë pas vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar…
Në datë 26.07.2201 titullari i institucionit te Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka nxjerrë Urdhërin për Pezullimin e Përkohshëm në Ushtrimin e Marrëdhënieve të Punës dhe marrëdhënieve financare për znj. Rovenda Voda.
Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit i komunikon gazetarëve të mediave të sipërmenduar se është i hapur për të treguar listë -pagesat e institucionit nëse janë të interesuar për më shumë informacion të detajuar./newsbomb.al