Dhuna në selinë e PD, Erion Braçe: S’bëhet fjalë për godinën, por imazhin e Shqipërisë, ligji të veprojë i barabartë për të gjithë

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Erion Braçe ka reaguar për protestën e mbajtur nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij në selinë e PD. Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk bëhet fjalë për godinën, por për Shqipërinë dhe imazhin e saj si anëtare e NATO-s, apo Këshillit të Sigurimit.

Ndër të tjera ai shkruan “tani eshte domosdoshmeri LIGJI, zbatimi i tij, i drejte, i barabarte e i njejte per te gjithe, per cdo pale qe mori e merr persiper ta shkele, dhunoje, zhbeje”.

Postimi i plotë i Braçes:

NUK BEHET ME FJALE PER GODINEN E KETIJ APO ATIJ! BEHET FJALE PER #SHQIPERINE, IMAZHIN E ROLIN E SAJ SI ANETARE E NATO-s, ANETARE E KESHILLIT TE SIGURIMIT, GATI NE NEGOCIATA ME BE PER ANETARESIM! Ndaj tani ka rendesi vetem nje gje: SHQIPERIA!

Per te, tani eshte domosdoshmeri LIGJI, zbatimi i tij, i drejte, i barabarte e i njejte per te gjithe, per cdo pale qe mori e merr persiper ta shkele, dhunoje, zhbeje!

MINIMI I LIGJIT ESHTE KRIM, KUDO!

Zjarr Tv Ad