Protesta te selia e PD, ministri Çuçi: Profesionalizëm, përgëzime policia!

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia dhe gazin lotsjellës në prostestën e thirrur nga Sali Berisha. Përmes një postimi, ai ka thënë se policia tregoi se është e depolitizuar.

Postimi i Çuçit:

Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime Policia e Shtetit.

Zjarr Tv Ad