Berisha shpalos planin: Do përdorim gjithë fuqinë, një Shqipëri e tërë do ngrihet

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Komisioni i Rithemelimit të PD-së do të hartojë një plan për protesta në mbarë vendin me qëllim rrëzimin e “narkoshtetit”.

Në një deklaratë për media pasi dështoi të merrte me forcë selinë blu, Berisha tha se protesta e thirrur prej tij “ishte tërësisht paqësore”. Ai akuzoi Lulzim Bashën për dhunën e ushtruar ndaj mbështetësve të tij.

“Ju garantoj se Shqipëria e tërë, me një program të caktuar do të jetë në protestë, protestë dhe vetëm protestë”, tha ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

E vërteta është se protesta ishte tërësisht paqësore. Kjo protestë kishte detyrë të hapte duart e blinduara dhe të mbyllra nga Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha. Protesta dyert i hapi, nderim të madh! Nderim të madh të gjithë atyre protestuesve të cilët me guxim dhe vendosmëri e gjakftohtësi çanë blindet e Edi Ramës dhe peng Bashës, pa gërvishtur qoftë edhe një person të vetëm. Por natyrisht sasitë e mëdha të gazit që u përdorën, të cilat tejkalonin çdo lloj limiti.

Shumë prej jush pyesin kur do të rikthehemi? Komisioni i Rithemelimit do t’u njoftojë. De fakto sot Lulzim Basha zëvendësoi Çuçin e familjes, u bë si të thuash ministri i Brendshëm i Edi Ramës, me qëndrimin ndaj demokratëve. Ne i qëndrojmë plotësisht dhe me vendosmëri karakterit paqësor të protestës sonë…

Zjarr Tv Ad