Po nëse Berisha kthehet sërish përpara selisë? Basha i prerë: Asgjë nuk e lidh më atë me PD-në!

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Sali Berisha kthehet sërish për të protestaur përpara selisë së Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se kjo nuk do të ndodhë, pasi ish-kryeministri nuk ka më asnjë lidhje me PD-në.

Ai u shpreh se tashmë Berisha i ka hesapet me drejtësinë për sulmin që orkestroi, ndërsa shtoi se objektivi i PD-së është largimi i Edi Ramës.

Basha: Asgjë nuk e lidh më Sali Berishën me PD-në. Shkëputja me të ka qenë një proces i dhimbshëm për PD-në. Sali Berisha i ka hesapet me drejtësinë për këtë sulm dhe për këtë dhunë që orkestroi dhe hesapet e pambyllura me demokratët. Ne kemi një objektiv, largimin një orë e më parë të vëllait siamez të Berishës, Edi Ramën.

Basha u pyet edhe për dyert e blinduara, teksa u shpreh se të blinduara ishin vetëm dera e serverave dhe rrjetit elektrik, ndërsa shtoi se nga PD sot doli vetëm arkivoli politik i Sali Berishës.

Zjarr Tv Ad