Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët në lidhje me procedimin penal të Gazment Bardhit, që akuzohej për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive”.
Basha i ka dalë në mbrojtje Bardhi duke thënë se procedimi i tij është manovër e Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ndër të tjera ai tha se ai do ta vazhdojë misionin e tij edhe pse ka shumë persona që nuk e duan në krye të PD.
“Demokratët janë të vendosur që të vazhdojnë. Unë jam i vendosur në këtë mision se në këtë mision më kanë besuar demokratët. Ka nga ata që nuk më duan në këtë detyrë, si Rama, Meta, Berisha po këta janë pakica.
Refuzoj cdo akt dhune që është kryer nga një grusht demokratësh. Pjesë tjetër (i referohet Gaz Bardhit) është manovra e Berishës dhe me Ramës. Gazment Bardhi nuk ka lidhje me lëndët radioaktive, e vetmja gjë që ishte për t’u mbrojtur, ishin bombola zjarrfikëse. Po të shikoni filmimet do të shikoni se ai është pluhuri i bardhë i shuarjes së zjarrit dhe kur policia ndërhyri me gaz e patë se çfarë soll. Ju ishit vetë dhe parë që ne të vetëm gjë kishim bombola zjarrfikëse. Nuk ishte gaz. Ishin bombola me materiale që fik zjarrin” tha Basha ndër të tjera.