Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën se e ka shkatërruar vetë zyrën e tij nga brenda. Ai ka publikuar një foto ku tregon sipas tij se si zyra është shkatërruar nga personat që ishin brenda selisë, teksa thotë se është turp që Basha akuzon demokratët për dhunë.
“Shikoni cfare ben peng Basha per te akuzuar demokratet se i kane dhunuar nga jashte zyren. Gjithçka eshte bere nga brenda zyres!! Turp”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se mbështetësit e Sali Berishës tentuan të futen brenda selisë së Partisë Demokratike gjatë protestës së djeshme, por hasën në rezistencën e personave që ishin brenda selisë. Policia ka shoqëruar më shumë se 60 persona, ndërsa janë hapur procedime penale edhe për Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën.