Skandali i pagave, specialistët e IT bashkëpunojnë me Drejtësinë, si u munduan të fshijnë gjurmët

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për 4 personat e ndaluar për skandalin e publikimit të të dhënave të më shumë se 650 mijë shqiptarëve. Specialistja e IT së Tatimeve, Eni Qirjako, e cila nxori të dhënat nga sistemi dhe ja dha kolegut të saj Andi Agaraj është lënë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, specialisti tjetër i Tatimeve Andi Agaraj është lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Po ashtu, edhe dy personat privatë që blenë këto të dhëna për 200-300 mijë lekë, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, do të qëndrojnë në “Arrest në shtëpi”.

Bëhet me dije se Qirjako është bërë bashkëpunëtore e drejtësisë dhe se ka treguar të gjithë skemën. Ajo ka treguar se se Andi Agaraj i ka kërkuar të riformatojë kompjuterin për të humbur gjurmët, por një gjë e tillë nuk u bë nga ajo.

Më pas ka bashkëpunuar me djretësinë edhe Agaraj, i cili pranoi krimin duke treguar më pas edhe emrat e  dy përmbaruesve privatë që ja kishte shitur, Klodian Sotës dhe Endri Ikonomit. Rezulton se nga kompjuteri i Qirjakos ka mbi 29 veprime shkarkimi të dhënash e dërgim tek Agaraj.

Zjarr Tv Ad