Çifti i huaj me tre fëmijë birëson 10-vjeçarin shqiptar, ministri: Nuk do të jetë më i braktisur

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë tre fëmijë së bashku, por kjo nuk e pengoi çiftin e huaj të birësojë edhe një 10-vjeçar shqiptar. Elisoni tashmë ka një familje ndërsa fëmijët e Steven dhe Rachel, Abigal, Joshua dhe Hanah u shtuan me një vëlla.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, thotë se kjo është një nga ato ditë që të japin gëzim pa masë.

“Politika ka mbasditet e saj me aromë gazi, po ka dhe ditët që të japin një gëzim të pamasë. Birësimi i 10 vjeçarit Elison nga çifti Steven&Rachel ishte një shtytje e fortë që së bashku me Almën, kryetaren e Komitetit të Birësimeve të nisim një fushatë ndërgjegjësimi me moton: “Birëso një fëmijë-Dhuro një familje”.

Një falenderim njerëzor për bashkëshortët, të cilët 3 fëmijëve të tyre natyralë, Abigal, Joshua dhe Hanah, u shtuan edhe një vëlla më të vogël, që për shkak të shpirtit të gjerë dhe dashurisë së këtyre njerëzve të mirë, nuk do të jetë më një i braktisur”, shkruan Manja.

Zjarr Tv Ad