Investimet amerikane në Shqipëri, Yuri Kim: Le të vazhdojmë me reformën në drejtësi që të kemi më shumë vende pune

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka  thënë se mosmarrveshjet e zgjidhura përmes ligjit, rregullat racionale dhe transparente kanë bërë që investimet në Shqipëri të jenë në rritje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja shkruan se për të patur më shumë mundësi punësimi atëhere duhet të vijojmë me zbatimin e reformës në drejtësi.

“Më vjen mirë të shoh se investimet në Shqipëri po vijnë në rritje. Rregulla racionale, të qarta, transparente + gjykata të pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura me ligj dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë. Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz”, shkruan ajo.

Zjarr Tv Ad