Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi ku një autobus me shqiptarë është aksidentuar dhe si pasojë 9 persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave vendase mësohet se aksidenti në autobusin po udhëtonin shtetas kosovarë ka ndodhur rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.
“Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, tha Qeveria e Kosovës.
Ekzekutivi tha se institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të ndihmuar të prekurit në këtë aksident, ndërkohë që fatmirësisht të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.