Në media qarkulloi një foto ku shihej deputeti demokrat Arbi Agalliu që takohej në një lokal në Vlorë me kryeministrin Edi Rama.
Vetë deputeti në një prononcim për Abc Neës ka pranuar se ëhstë takuar me Ramën, pork jo ka ndodhur 2 muaj më parë dhe ishte një takim i rastësishëm. Ai u shpreh se me Ramën nuk ka bërë asnjë marrëveshje apo Pazar, ndaj nuk duhet bërë “qimja – tra”.
“Nuk ka asgjë më shumë sesa duket në foton e nxjerrë si sensacion nga specialistët e manipulimit dhe të dhunës verbale e fizike.
Është një përshëndetje 2 muaj më parë (13 nëntor), siç këmbehen 2 njerëz në të njëjtin mjedis dhe kaq! Në kulturën dhe formimin tim nuk kam asnjë kompleks të përshëndes këdo. Në jetën time profesionale kam takuar dhe do takoj pafund njerëz me bindje të ndryshme politike, me pozicione të ndryshme e statuse të ndryshme. I besoj sjelljes qytetare dhe profesionale!
Me Edi Ramën nuk kam bërë kurrë asnjë pazar, asnjë marrëveshje, asnjë cënim të interesit publik! Nga një anë më vjen keq që bëjnë qimen tra. Nga ana tjetër, më vjen mirë që kanë kaq shumë interes për aktivitetin tim politik dhe privat.
Të tilla lajme të sajuara keq i konsideroj si përpjekje shumë idiote për shantazh!
Le të vazhdojnë! Unë kam zgjedhur të punoj për një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe për vendin” deklaroi ai.