Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka konfirmuar se ka një projekt që parashikon ngritjen e kullave shumëkatëshe në truallin ku ndodhet sot selia e Partisë Demokratike. Ai u shpreh se pronarët që nuk iu është ktheyr prona kanë dorëzuar projektin në Bashkinë e Tiranës, por ai truall tashmë i përket shtetit.
“Bashkia të gjitha lejet i merr në shqyrtim të një procesi në ligj dhe në përputhje me planin urbanistik të qytetit. Standard i aplikueshëm për çdo qytetar të vendit.
Kjo nuk mund të ndalojë çdo njeri që ka një ëndërr, vizion, që të sjellë një propozim në Bashki. Kjo s’ka të bëjë nëse Bashkia e shqyrton apo jo. Bashkia vepron sipas planit urbanistik. Ajo është zonë e destinuar si zonë institucionale. Prej 2013 është pronë e PD, i është kaluar në administrim dhe është pasqyruar në planin urbanistik si zonë me institucione. Por kjo nuk ndalon askënd që të ketë ëndrrat e tij.
Sot që flasim pronar i atij territori është shteti shqiptar, por pronarë pretendues të truallit që nuk iu është kthyer prona, kanë pasur ide për mënyrën si mund të zhvillohet një pronë që pretendohet se është e tyre.
Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit. Projekti i kullave ndodhet në anën veriore të xhamisë, në drejtimin mes xhamisë dhe Parlamentit. Ndërkohë që kjo që kemi në krah është mes xhamisë dhe Bankës së Kursimeve ose BKT-ja”, tha ai.
Mazniku gjithashtu deklaroi se deri tani nuk ka asnjë propozim për ndërtim në zonën ku deri pak kohë më parë ka qenë BKT-ja dhe asnjë vendim të Bashkisë për atë zonë.
“Nuk mund të përgjigjem për të drejtat e pronësisë në territorin e Tiranës. Kjo është një çështje që i përket Hipotekës apo institucioneve të drejtësisë. Unë mund të flas për planin urbanistik të qytetit. Bashkia e Tiranës mund të japë leje vetëm në dy kushte: E para, të jepet në përputhje me planin urbanisitk. E dyta, pronarët e truallit të jenë dakord me atë lloj zhvillimi. Pronarë apo administratorë kush e menaxhon truallin në ato momente.
Sipas ligjit, Bashkia e Tiranës ka vetëm dy elementë, përputhshmëria me planin urbanistik, është i gjetshëm online dhe element thelbësor është dakordësia e pronarëve ligjorë të truallit. Nuk flasim as kush është pronar i supozuar, i pretenduar apo admnistrator, por personai që ka emrin në Hipotekë, për zhvillimin e truallit. Pra, plani urbanistik dhe pronësia mbi truallin. Nëse dikush kërkon të marrë pronësinë mbi truallin, duhet të gjejë një dakordësi me atë që është përdorues i truallit. S’mund të spekuloj. Kur është prezantuar kërkesa nga pronarët e tokës? Është i hershëm”, tha Mazniku në Syri Tv.