Këshilltarja e kryedemokratit Lulzim Basha, Desada Metaj, i është përgjigjur nënkryetarirt të Bashkisë së Tiranës, i cili konfirmoi se në zyrat e bashkisë ndodhet një projekt për ndërtimin e kullave pranë selisë së PD-së, i dorëzuar nga pronarët e truallit.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar postimin e bërë nga kompania që ka bërë projektin, i cili datonnë mars të vitit 2019, teksa akuzon Maznikun se nuk po tregon financuesin e këtij projekti.
“Projekti për ndërtimin e kullave pranë godinës së PD qënka publikuar nga kompania në mars të vitit 2019. Gjë e verifikueshme lehtë në FB e komopanisë. Se ç’interes ka Arbian Mazniku që shfaqet dhe pranon që paska në zyrën e tij projektin dhe nuk tregon financuesin vështirë ta kuptoj…se ky zakonisht në këtë periudhë të vitit ha mish me Arben Ahmetajn te Nusreti. Siç thotë populli, halli hallit nuk i ngjan”, shkruan Desada Metaj.