Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenca ka publikuar këtë të premte një komunikim me mesazhe mes Presidentit Ilir Meta dhe deputetit të PD Belind Këlliçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit.
Komunikimi mes tyre është zhvilluar në datën 8 janar, ndërkohë që ish kryeministri Berisha kishte thirrur atë ditë një protestë në selinë blu, e cila degjeneroi në dhunë.
Në këtë mesazh, kreu i shtetit Ilir Meta porosit Këlliçin “kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr se provokim është”.
“Po po s’bëhet fjalë”, është përgjigja e Këlliçit. “Mos humbi kontrollin paqësor të protestës”, është mesazhi tjetër i Presidentit Meta.
Komunikimi me SMS me deputetin Belind Këlliçi u bë sot publik nga kreu i shtetit në konferencën për mediat.