Largimi si kreu i Grupit Parlamentar, a u “ndëshkua” Alfred Rushaj për heshtjen…

0
450
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi ndryshime të papritura gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

I papritur ishte largimi i Alfred Rushajt si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, i cili u zëvendësua nga Enkelejd Alibeaj, me këtë të fundit që postin e nënkryetarit të Kuvendit ia dorëzoi Agron Gjekmarkajt.

Rushaj u distancua nga politika, por zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 do ta shihnin atë në një post shumë të rëndësishëm, pasi Lulzim Basha i besoi drejtimin e fushatës zgjedhore, ndërsa më pas e vendosi edhe kryetar të Grupit Parlamentar.

Por përplasjet mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës pas 9 shtatorit tregun se cilët ishin vërtetë mbështetësit e kryedemokratit. Alfred Rushaj në daljet e tij në emisione ka justifikuar vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës, por ndryshe nga të besuarit e tjerë të Bashës, ai asnjëherë nuk ka hedhuar akuza ndaj
ish-kryeministrit.

A mund të jetë heshtja e tij dhe vendimi për të mos sulmuar Berishën arsyeja e largimit të tij si kreu i Grupit Parlamentar?

Zjarr Tv Ad