Berisha: Sot Rama kontrollon më shumë pushtete se Ramiz Alia

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e zhvilluar sot në Shkodër  akuzoj kryeministrin Edi Rama, ku u shpreh se kreu i qeverisë po vendos në Shqipëri një monizëm më të plotë se në 1991.

Sipas Berishës, Rama kontrollon më shumë pushtete se Ramiz Ali, madje sipas tij ka vendosur nën kontroll dhe ish-kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“Sot Edvin Rama kontrollon pushtete shumë më tepër se Ramiz Alia, diktatori i fundit. Ai kontrollon sot narko-ekzekutivin, parlamentin, drejtësinë. Ka zëvendësuar shtetin ligjor me atë të krimit dhe drogës. Së fundmi në një akt makabër ai vendosi në kontroll ish-kreun e opozitës dhe pluralizmin.

Jemi para një situatë të cilën vetëm revolucioni juaj, guximi do t’i japë përgjigjen e merituar. Shpesh herë kam deklaruar se ky revolucion është i ngjashëm me atë të 1991. Dhe atëherë regjimi bënte gjithçka, por nuk mori dot peng pluralizmin dhe PD”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad