Deklarata e fortë e gazetarit: Anëtarë të Grupit të Rithemelimit kanë dorëzuar në ambasadat perëndimore listën e trafikantëve që ka takuar Basha

0
1461
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Çim Peka thotë se anëtarë nga Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë dorëzuar në ambasadat perëndimore në Tiranë një listë “me emrat e trafikantëve të drogës” që Lulzim Basha ka takuar.

Vetëm disa ditë më parë, gazetari Peka hodhi një akuzë të rëndë ndaj Bashës, duke thënë se kreu i PD kishte darkuar “me një trafikant ndërkombëtar droge”, gjatë kohës së “Çadrës së Lirisë”, të cilin e pagoi për të mbyllur çështjen Muzin.

“Kam burime që anëtarë të Grupit të Rithemelimit kanë dorëzuar në ambasadat perëndimore në Tiranë listën e trafikantëve të drogës që zoti Basha ka takuar”, tha sot Peka.

Zjarr Tv Ad