Sanksione të tjera në Ballkan, Escobar: Uashingtoni është i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por se ato kanë efekt dhe se do të ketë edhe të tjera.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Escobar vlerësoi se korrupsioni është problemi kryesor në Ballkan.

Ai theksoi se administrata në Uashington është shumë e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe se një nga mjetet në këtë luftë janë sanksionet. “Dhe mund të them se do të ketë sanksione të tjera, por ky nuk do të jetë mjeti kryesor i angazhimit tonë”, citohet të ketë thënë Escobar.

Escobar ka theksuar tutje se politika dhe angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor kanë qenë tradicionalisht të lidhura me pajtimin multietnik dhe integrimin në BE, por se sfera e vëmendjes që ka marrë Ballkani Perëndimor në administratën amerikane ka ndryshuar vitin e fundit.

Zjarr Tv Ad