Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Meta: Sot e kam patur ditën të mrekullueshme, e fillova te Skënderbeu!

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti turk Erdogan vizitoi ditën e djeshme Shqipërinë, por nuk zhvilloi një takim me homologun e tij Ilir Meta.

I pyetur për këtë çështje, Presidenti Meta u shpreh në ‘Syri Tv’ se nuk është ndjerë aspak i fyer, pasi Erdogan ishte i ftuari i qeverisë dhe jo i tij, teksa shtoi se Erdogan nuk i ka kërkuar takim gjatë vizitës së tij.

Presidenti tha se dita e tij ka qenë e mrekullueshme, duke filluar nga vizita në memorialin e Skënderbeut në Lezhë dhe më pas në Krujë.

“Nuk kam asnjë arsye, as justifikim apo keqardhje pasi sot e kam patën ditën të mrekullueshme, duke filluar nga Skënderbeu në Lezhë dhe më pas në Krujë. Ai ka qenë i ftuari i qeverisë dhe askush nuk ka kërkuar takim me mua. Nëse do kihste kërkuar takim, unë do ta kisha respektuar, por për mua është e rëndësishme të ketë kaluar mirë. Marrëdhëniet me Turqinë kanë qenë shumë të mira dhe do të jenë edhe kur ne të mos jemi në këto pozita. Unë nuk ndihem i fyer sepse nuk ka qenë i ftuar nga unë”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad