Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur në flagrancë në ambientet e bashkisë së Durrësit duke vjedhur. Sipas njoftimit të policisë mësohet se specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas është kapur në flagrancë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.