Gjokutaj: Incineratorët po i hapin rrugë importimit të plehrave

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se të bësh incineratorë ka shumë kosto dhe është një peshë që nuk e mban ekonomia shqiptare.

Sipas tij, kapacitetet përpunuese të incineratorëve, kanë një kapacitet shumë herë mbi prodhimin e plehrave që kemi si vend, në mënyrë që të importohen plehra.
Gjokutaj: Të bësh incineratorë ka shumë kosto dhe është një peshë që nuk e mban ekonomia shqiptare. Në to digjen mbetjet e pariciklueshme.

Ne jemi në fazën e parë, grumbullimin e mbetjeve në mënyrë të kontrolluar, pastaj është diferencimi i mbetjeve. Në fazën e pestë mendohet për procesin e incinerimit.

Gjermani sot është duke operuar akoma me landfille sepse është toksike si mënyrë. Po të shohësh kapacitetet përpunuese të incineratorëve, kanë një kapacitet shumë herë mbi prodhimin e plehrave që kemi. Kjo do të thotë se do të ligjërohet importi i plehrave. Kjo është bërë me qëllim që të importohen plehrat nga jashtë.

Zjarr Tv Ad