“Ç’na polli belaja”, Presidenca i përgjigjet “flakë për flakë” Gaz Bardhit, ngre dyshime për takim të fshehtë Rama-Basha

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenca i është përgjigjur menjëherë deklaratës së sekretarit të PD Gazment Bardhi. Ky i fundit akuzoj Metën për takimin me Taulant Ballën për caktimin e datës për zgjedhjet e pjesshme lokale, në 6 bashki që janë pa kryetarë.

“Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe”, shkruan Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Meta duke ngritur dyshime për një takim Rama-Basha në Kuvend.

Më herët, Bardhi tha se nuk kishte asnjë habi për takimin e Metës me Ballën, duke risjell në kujtesë trekëndëshin e Bermudës.

“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave”, shkroi në Twitter Gazment Bardhi. Nga PD ende nuk ka qëndrim zyrtar nëse do të futet në zgjedhjet e pjesshme apo jo.

Zjarr Tv Ad