Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi komunikim me Metën: Data 6 mars i jep më shumë kohë KQZ për përgatitjen

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njofton se ka folur me presidentin Ilir Meta në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Celibashi shkruan se ka biseduar me presidentin dhe se po konsiderojnë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve.

Sipas tij data 6 mars i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor.

“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve.

Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor” shkruan Celibashi në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad