Rama merr vendimin e rëndësishëm: Lirohet nga detyra Avokatja e Shtetit Brunilda Lilo, ja kush e zëvendëson

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Brunilda Lilo nuk do të jetë më Avokate e Përgjithshme e Shtetit, pas vendimit të marrë nga kryeministri Edi Rama. Ajo do të zëvendësohet nga Odise Moçka, ndërkohë që vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Brunilda Lilo, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Odise Moçka emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Zjarr Tv Ad