Dje përshkallëzoi aksioni për prishjen e shtëpive në zonën “5 maj”. Banorët ishin të gatshëm të ndërmerrnin akte vetëflijimi me qëlloim që të mos lejonin të shembeshin shtëpitë e tyre, me argumentin se do të mbeteshin në “qiell të hapur”.
Ndërsa së fundmi ka ardhur edhe reagimi nga një grup deputetësh të PD të cilët kanë kërkuar një seancë dëgjimore me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nanon, me Avokaten e Popullit dhe me përfaqësues të IMT lidhur me nismën e ndërmarrë për shembjen e banesave në këtë zonë.
Njoftimi i Plotë nga Partia Demokratike:
8 deputetë të Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve kërkojnë zyrtarisht seancë dëgjimore për çëshjtjen e shtëpive tek zona e 5 Majit. Në përpjekje për t’u ardhur në ndihmë banorëve që nuk kanë asnjë përgjigje nga asnjë institucion dhe që ndodhen nën presionin e policisë për prishjen e shtëpive, deputetët e PD-së i dërguan Kryetares së Komisionit të Ligjeve një kërkesë për seancë dëgjimore të premten.
Deputetët Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Greta Bardeli, Dashnor Sula, Elda Hoti, Bledion Nallbati vënë në dukje detyrimin e këtij komisioni për të mbrojtur të drejtat e njeriut, posaccërisht të drejtën e pronës për rastin e familjeve në zonën e 5 Majit.
Në seancë dëgjimore, përvecc një përfaqësie nga banorët, janë thirrur edhe përfaqësues nga disa institucione:
1. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj;
2. Drejtori i IMT pranë Bashkisë Tiranë;
3. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano;
4. Avokati i Popullit, Erinda Ballanca
Deputetët e PD-së kërkojnë gjithashtu edhe paraqitjen nga institucionet të dokumentacionit të plotë mbi projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve.