PD e akuzoi për trekëndëshin e Bermudës, Presidenti Meta i përgjigjet Gazment Bardhit: Njerëzit më 6 mars do të zgjedhin…

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta tha se nuk donte t’i jepte përgjigje reagimit që bëri një ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili tha se “Trekëndëshi i Bermudës vijon të takohet”.

Gjatë një reagimi për mediat nga Shkodra, Meta tha se zgjedhjet e parakohshme lokale janë shumë të rëndësishme dhe u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë pasivisht për të zgjedhur kandidati-n/en më të mirë.

“Nuk dua të bëj replika as serioze dhe as gazmore është një moment i rëndësishëm për të rindërtuar për të rivendosur për të rehabilituar insitucionin e votës së lirë në vend. Nuk janë zgjedhje kombëtare apo të përgjithshme vendore por është një proces që përfshin disa nga bashkitë më kryesore të vendit dhe në aspektin gjeografik shtrihet nga Thethi deri në Lushnje”, tha fillimisht Meta.

“Në mënyrë të veçantë duhet të kthehet vëmendja tek KQZ për të pasur një proces shembullor për qytetarët që duhet të marrin pjesë, sepse vota është e shenjtë për qytetarët që duhet të tregojnë forcën dhe vullnetin e tyre. U bëj thirrje qytetarëve që të votojnë pasivisht për të zgjedhur kandidaten më të mirë për pushtetin lokal. Unë i nxis gjithë aktorët të dëshmojnë reflektimin e duhur dhe të ketë një proces shembullor në zgjedhje. Mos harrojmë dhe të punojmë me Maqedoninë e Veriut për të çelur negociatat në Bashkimin Europian, ky është momenti që të reflektojnë të gjithë.

Nuk ka asnjë shmangie të asnjë force politike as të PS as të PD , as LSI, as Partisë Republikane, asnjë pari që përfaqësohet nga Kuvendi aktual. Është një mundësi për shoqërinë civile dhe grupet e interesit të marrë pjesë në një situatë konkurruese. Të favorizuar janë qytetarët që më 6 mars do të kenë të zgjedhin mes disa kandidatëve, më 30 qershor se kanë pasur këtë mundësi, tani lë të zgjedhin”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad