Bashkëshortja e Lulzim Bashës jep lajmin e trishtë: Ka ndërruar jetë sot babai im, Xhafer Isufi!

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aurela Basha, bashkëshortja e kreut të PD Lulzim Basha, ka bërë me dije mesditën e kësaj të enjteje se ka ndërruar jetë babai i saj, Xhafer Isufi. Nderimet e fundit do të bëhen sot deri nesër pasdite, dhe më pas ai do të përcillet për në varrezat e Sharrës.

” Lajmërim! Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, , babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.

Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e “Funeral Home Herri”. Adresa: Rr. “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”, prej ditës së sotme datë 20 Janar, deri nesër paradite.  Varrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës.

Familja pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20:00.  Me mirënjohje dhe respekt, Familja Isufi-Hiataj-Bozhaj”, shkruan Aurela Basha.

Zjarr Tv Ad