Sali Berisha i rikthehet “Foltores”, njofton demokratët se ku do jetë të shtunën, një ditë pas 21 janarit

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur t’i rikthehet “Foltores”. Ai njofton demokratët e Rrëshenit që ta presin në datë 22 janar në Pallatin e Kulturës.

“Diten e shtune me 22 janar ne ora 11:00 ne Pallatin e Kultures te Rreshenit mbahet Foltore me qytetaret e Mirdites! Bashkë sjellim shpresen dhe fitojme! Ftohen te gjithe te marrin pjese”, shkruan Berisha, duke i ftuar të gjithë të marrin pjesë

Takimi mbahet një ditë pas 21 janarit, kur 4 protestues, mbështetës të PS, u vranë para Kryeministrisë që në atë kohë drejtohej prej tij.

Ish-kryeministri e ndërmori këtë nismë në shtator 2021 pasi Lulzim Basha njoftoi se e kishte pezulluar nga Grupi Parlamentar i PD derisa ai të sqaronte betejën me amerikanët që e kanë shpallur person të padëshiruar (non-grata).

Zjarr Tv Ad