PR do të jetë në krah të Berishës apo Bashës? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu

0
1430
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu foli për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, të cilat do të mbahen në 6 Mars.

Ai u shpreh se PR në 30 vite pluralizëm ka bërë koalicion me PD-në, pavarësisht se kush ka qenë në krye të saj, ndërsa nuk dha një përgjigje konkrete kur u pyet se në krah të kujt do të pozicionohet këtë herë, në krah të Bashës apio Berishës.

“Fatmir Mediu dhe PR ka qenë 30 vite në koalicion me PD-në, pavarësisht kush ka qenë kryetar i saj. Duhet të thërrasim sa më shpejt një tryezë ku të diskutojmë dhe të gjejmë kandidatët e përbashkët. Nëse hyjmë në zgjedhje për të provuar kush ka muskujt më të fortë brenda nesh, vetëm do kënaqim këtë regjim, do të kënaqim Edi Ramën”, tha Mediu.

Zjarr Tv Ad