Gjobiten shoferët e ambulancave për konsumimin e karburantit mbi normën

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emisioni “Stop”, kësaj here shkoi në Durrës ku janë bashkuar 23 shoferët e autoambulancave të spitalit rajonal, të cilët prej vitesh gjobiten, pasi i akuzojnë se konsumojnë naftë mbi normën e paracaktuar nga drejtoria e spitalit.

Ata thonë, se deri në vitin 2013, matjet janë bërë në mënyrë fizike me anë të një komisioni, që hipte në autoambulancë dhe verifikonte konsumin për 100 kilometra. Më pas norma u ul nën konsumin real.

Sikur të mos mjaftonte kjo, drejtuesit e automabulancave janë njoftuar, se do të ketë dhe ulje të pagesës pas një kontrolli, që është bërë nga KLSH. Pas largimit të drejtoreshës, “Stop” u takua me nëndrejtorin e spitalit rajonal. Zoti Gent Kavaja pretendon, se nuk ka dijeni për çështjen e gjobave nga konsumi i karburantit, pasi nuk është kompetencë e tij. Ndërkohë, nga takimi me koordinatorin ngrihen akoma më shumë pyetje.

Gazetarja: Do ju heqin orët ekstra, mbi 176 orë?

Koordinatori: “Thotë KLSH-ja, do të punojnë me sistem 8-orarësh dhe jo 12-orarësh”.

Gazetarja: A mbulohet shërbimi me sistem 8-orarësh?

Zjarr Tv Ad