Zyrtare: Ja kur do të nisë fushata për zgjedhjet e 6 Marsit, rrëzohet propozimi i PD

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Rregullator pranë KQZ ka vendosur që fushata për zgjedhjet e pjesshme  lokale në 6 bashki të vendit të nisë në datën 19 Shkurt.

PD kishte propozuar më herët që fushata të niste në datën 7 Shkurt. Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Vaut të Dejës.

Derimë tani të gjitha subjektet politike kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e garës, ndërkohë që PD pritet të kandidojë me kandidatë të ndryshëm, në një anë ata që do të propozohen nga Komisioni i Rithemelimit dhe nga ana tjetër të propozuarit e Bashës.

“Ndaj edhe kemi vendosur në këto 6 bashki të marrim pjesë, të shkojmë. Kush do i caktojë? Do i caktojë vota e lirë kandidatët, jo më Sali Berisha apo komisioni. Jo më kryetari. Do i caktojë qytetari, do bëhen zgjedhje në struktura, do jeni ju që do i caktoni.

Zjarr Tv Ad