Ish-zv.kryeministri Erion Braçe i kërkon llogari kryeministrit Edi Rama se pse nuk tatohet pasuria e më të pasurve në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se duhet reduktuar pabarazia, që edhe ne kete vend eshte e dukshme dhe shperndare shume me mire vleren e shtuar qe krijon ekonomia.
Braçe thekson se interesi publik është tatimi i kësaj pasurie, ndërsa shton se ne tatojmë fitimet, ato që të gjithë pranojmë që janë të rreme; pasurinë ose nuk e tatojmë, ose e pickojmë! Më tej, Braçe shkruan se gjithçka duhet te nise nga transparenca mbi pasurine e tyre, ligjerimi, tatimi i ri progresiv mbi pasurine e me te pasurve tane!
Postimi i plotë i Erion Braçes:
A duhet te tatojme pasurine e me te pasurve tane?! Transparence mbi me te pasurit tane dhe tatim mbi pasurine e tyre! Perse? Per te reduktuar #pabarazine qe edhe ne kete vend eshte e dukshme dhe shperndare shume me mire vleren e shtuar qe krijon ekonomia.
NE NUK I NJOHIM ME TE PASURIT TANE, I MARRIM ME MEND!
Eshte e qarte se per shkak te dijes, talentit, punes, sakrifices, pjesmarrjes ne treg, ka njerez te pasur ne kete vend; ashtu sic edhe per shkak te trashegimise, parase e pasurise se akumuluar, favoreve fiskale e kontraktuale, klientelizmit e korrupsionit, evazionit e mungeses se konkurrences, ka edhe me te pasur; Nuk dua ti hy tani faktit nese eshte morale nje pasuri e tille apo jo.
Dua te them qe, per shkak te kesaj fuqie te fituar edhe keshtu, nje pjese e mire e vleres se shtuar krijuar nga ekonomia-edhe ne kohe krize, po pasuron ME TE PASURIT! Per fat te keq pjesa me e madhe e kesaj paraje, pasurie, mungon tek shumica-sherbimet per ta, nderkohe qe ushqen vanitetin ne garen kush eshte me i pasuri ne kete vend!
Ndaj, INTERESI PUBLIK ESHTE TATIMI I KESAJ PASURIE! Ne tatojme FITIMET, ato qe te gjithe pranojme qe jane te rreme; PASURINE OSE NUK E TATOJME, OSE E PICKOJME! Nje levizje e perbotshme, per habi e MILIONEREVE, po synon tatimin e pasurise se me te pasurve; Nje tatim progresiv qe nis nga pasuria me vlere 5 milion dollare e ngjitet lart ne shkalle!
Po me te pasurit tane? Milioneret tane? Nuk ndodh qe dikush nder ta te kerkoj kete; ata pelqejne ti perflasin si milionere, por jo ti ligjerojne si te tille prej PASURISE qe kane!
MADJE NUK PREFEROJNE TE JETOJNE KETU; Ketu bejne parate, jashte jetojne disa syresh.
Atehere, Une mendoj se duhet te nise nga transparenca mbi pasurine e tyre, ligjerimi, tatimi i ri progresiv mbi pasurine e me te pasurve tane! RISHPERNDARJA ESHTE QELLIMI!